Java Kombëtare e Praktikave Profesionale/ Shkolla “Hamdi Bushati” hapi dyert për bizneset…

Shpërndaje

Shkolla profesionale “Hamdi Bushati” zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve, në kuadër të Javës së Praktikave Profesionale.

Qëllimi i këtij organizimi është forcimi i bashkëpunimit mes bizneseve dhe shkollës profesionale “Hamdi Bushati”.

Programet mësimore, por edhe praktikat në biznese, bëjnë që nxënësit të jenë thuajse të gatshëm për tregun e punës, menjëherë sapo përfundojnë studimet.

Java e Praktikave Profesionale do të zgjasë deri më 30 nëntor.

Ajo është një mundësi e shkëlqyer për prezantimin e projekteve nga ana e nxënësve, ndarjen e përvojave praktike dhe marrjen e udhëzimeve nga ekspertët.

Shpërndaje