PROJEKTET E MËDHA TË TRANSFORMIMIT TË SHKODRËS
Rijetëzimi i Zdrales, projekti që prezantuam edhe në praninë e kryeministrit, z. Edi Rama, po vijon me procedurat e nisjes sa më shpejt të punimeve.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund njofton se kompania “Curri” është fituese e procedurës së prokurimit në Lotin A të çelur në muajin korrik me një ofertë prej 275 milionë lekësh, pa përfshirë këtu TVSH-në.
Kjo vlerë përbën 85.8 % të fondit limit.
Loti A përfshin rrugën ‘
“Hamz Kazazi”; fillon nga Xhamia e Parrucës dhe vazhdon deri te Markata e Peshkut. Përbëhet nga objekte 1-9 kate lartësi, ka 95 njësi shërbimi me funksione të ndryshme si butikë veshjesh dhe aksesorësh, ushqimore, dyqane peshku dhe mishi, bar-kafe, artikuj shtëpiakë, mjedise për profesione të lira, fruta-perime etj.
Propozimi për këtë zonë fokusohet në pjesën e rrugës, shesheve dhe fasadave.
Rrugët dhe sheshet do të trajtohen në mënyrë që t’u japin përparësi këmbësorëve dhe biçikletave, ndërsa makinat do të lejohen me orare të caktuara.
Zonat e ndërhyrjes do të jenë:
•Sheshi i Xhamisë së Parrucës
•Sheshi në mes të kryqëzimit të rrugës “Hamz Kazazi” dhe rrugës “Lidhja e Prizrenit”
•Sheshi i markatës së peshkut
•Rruga përgjatë gjithë zonës së Lotit A.
Fasadat do të trajtohen në bazë të gjendjes së tyre ekzistuese dhe këto ndërhyrje do të bëhen në kategori të ndryshme të cilat janë:
Kategoria I – Pastrim fasade ose bojatisje, zëvendësim i grilave të drurit, zëvendësim i vetratave në katet zero, zëvendësim i parmakëve të objekteve, restaurim i rifiniturës së çative.
Kategoria II -Suvatim / veshje / bojatisje, restaurim i dekoracionit mural, ndryshim / zëvendësim i dritareve ose grilave, zëvendësim i vetratave në katet zero, restaurim i rifiniturës së çatisë.
Kategoria III – Trajtim fasade, ndryshim/ zëvendësim i dritareve ose grilave, trajtim i verandave/ballkoneve, zëvendësim i vetratave në katet zero, restaurim i rifiniturës së çatisë.
Kategoria IV – Paketa e muraturës, paketa e shtresave, vendosje e çatisë, dritare/ dyer/ vetrata, trajtim i ballkoneve/ verandave.