Nisin diskutimet për autostradën Muriqan-Lezhë…

Shpërndaje

Korridorri adriatiko-jonian që kalon edhe në vendin tonë për pak kohë nuk do të jetë më vetëm një ide.

Kjo pasi qeveria shqiptare ka vendosur ta çojë përpara atë dhe ta konkretizojë në një projekt konkret, fillimisht për aksin që do të lidhë Muriqanin me Lezhën.

Projekti është një financim i Bankës Europiane për Rindërtim BERZH dhe do të ndërtohet paralelisht me aksin aktual Shkodër-Lezhë.

Sipas projektit paraprak ky aks do të ketë një gjatësi prej 40.4 km me një shpejtësi 120 km/h. Për atë është parashikuar të ndërtohen 5 nyje lidhëse, 40 nënkalime dhe 17 ura mes të cilave edhe një urë e re mbi lumin Buna.

Konkluzionet mjedisore dhe sociale të këtij projekti u prezantua në një dëgjesë publike në bashkinë Shkodër ku për qytetarët që do të duhet të shpronësohen kërkohen me çdo kusht cerfikatatat e pronësisë.

“Me anë të këtij segmenti krijohet një lehtësim i trafikut të hyrjes dhe të daljes për qytetin e Shkodrës. Jemi të gjithë por dhe duhet të jemi të gjithë mbështetës në lidhje me procedurat”, u shpreh nënkryetari i bashkisë Onid Bejleri.

Kjo është hera e dytë që zhvillohet një dëgjesë publike për aksin Muriqan-Lezhë në bashkinë Shkodër, ndërsa realizimi i këtij projekti pritet t’i japë një shtysë tjetër zhvillimit të turizmit në vendin tonë.

Shpërndaje