Shoqata Bjeshkatareve “Rumia” nga Ulqini ia paguan dënimin kolegut Irfan Domnorit nga Shkodra.
Në Ostros të Krajës ditën e shtunë u mbajt ”Dita e geshtenjës”, një manifestim tashmë tradicional ku morën pjesë një numër i madhi qytetarëve nga Ulqini, Ana e Malit, Shkodra, Tuzi por edhe më gjërë.
Në mesin e shumë qytetarëve ishte edhe maratonomaku, çiklisti, bjeshkatari dhe aktivisti i njohur Irfan Domnori nga Shkodra. Irfani atë ditë ishte në Krajë me veshjen popullore dhe me flamurin shqiptar të cilin ai e mban në të gjitha rastet ku merr pjesë në aktivitet sportive e kulturore, shkruan Ulqini Online.
Për këtë, valvitjen e flamurit në Krajë në manifestimin ”Dita e geshtenjës” Z. Domnori u dënua nga autoritetet e shtetit Malazez me një gjobë prej rreth €300 si dhe masën e dëbimit të shtetasit të huaj nga territori i Malit të Zi me kohëzgjatje prej një muaji.
Irfan Domnori është pjesmarrës i të gjitha aktiviteteve të Shoqatës së bjeshkatarëve ”Rumia” nga Ulqini. Bjeshkatarët e Shoqatës ”Rumia” me të ndëgjuar për këtë dënim u organizuan dhe me vetëkontribut mblodhën shumën e të hollave të mjaftueshme për të mbuluar dënimin e kolegut të tyre nga Shkodra.