Pas përmbytjeve më të mëdha që Dubai kishte parë ndonjëherë shumë njerëz në të gjithë botën u shokuan kur mësuan se për kontrollin e modifikimin e motit është punuar prej dekadash, dhe se teknikat aplikohen nga thuajse të gjitha qeveritë
E përditshmja britanike Daily Mail shkruan se Emiratet e Bashkuara kane përdorur prej viteve 1990 teknikën e “mbjelljes së reve” për të nxitur rënien e reshjeve në vendin me shi të pakët.
Megjithëse është e thjeshtë të bësh lidhjen mes këtyre operacioneve dhe përmbytjeve të papritura, ekspertët thonë se ato nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Dhe në fakt Dubai nuk është i vetmi vend që përdor këtë, pasi metoda e kontestuar përdoret gjerësisht në SHBA, Francë, Kinë, Australi e vende të tjera.
Megjithë avantazhet e saj, ekspertët thonë se teknika e zhvilluar më shumë se 80 vjet më parë mund të sjellë “pasoja katastrofike”, shkruan Daily Mail.
Për formimin e kristaleve të akullit studiuesit spërkasin kripëra, metale e iodur argjendi, i cili përdoret gjithashtu në prodhimin e fotografive.
Meteorologu Johan Jaques, tha për MailOnline: “Mbjellja e reve është një teknikë që nxit precipitimin e reshjeve në një zonë të caktuar duke injektuar në retë iodur argjendi me avionë ose pjesëza natriumi”.
Kjo mund të bëhet dhe duke i lëshuar kimikatet nga toka me predha ose raketa, përveçse duke i injektuar me avionë.
SHBA ka një eksperiencë të gjatë me mbjelljen e reve, që prej viteve pas Luftës II Botërore.
Gjithashtu në një operacion të vitit 1947 i quajtur Operation Cirrus, ushtria e SHBA lëshoi rreth 90 kg akull të thatë duke komanduar drejtimin e një uragani, shkruan Daily Mail.
Kina është gjithashtu një nga entuziastet më të mëdha të teknologjive të modifikimit të motit duke përdorur mbjelljen e reve në zonat e thata apo të ndaluar shiun gjatë paradave ushtarake.
Por shumë ekspertë kanë ngritur shqetësime mbi mungesën e studimit të rreziqeve të këtyre teknikave për popullsinë në tokë.
Jaques tha: “Nuk ka kontroll për pasojat e mbjelljes së reve apo teknikave të tjera të modifikimit të motit, çfarë shkaktojnë metalet që bien më pas në tokë apo ku saktësisht do të bjerë shiu”.
“Kjo mund të bëjë që diku të bjerë shi masiv ndërsa vende të tjera të mbeten në thatësirë.”
Sipas kjo rrjedhimisht mund të sjellë konflikte rajone teksa vendet akuzojnë të tjerët se “vjedhin” shiun e tyre.
Jacques shtonte: “Ndërhyrjet te moti kanë shumë probleme etike mes të tjerave, për pasojat që mund të shkaktojnë në vende të ndryshme, pasi moti nuk i njeh kufijtë kombëtarë”.
“Nëse nuk tregohet përgjegjësi kjo mund të shkaktojë destabilizim dhe konflikte mes vendeve, të tipit të një “lufte meteorologjike”. /DailyMail/