Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka emëruar diplomatin Kastriot Robo për ambasador të Shqipërisë në Republikën e Turqisë.
Në dekretin e presidentit Meta, publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë thuhet se “Me propozim të Kryeministrit, Kastriot Robo, emërohet ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident”.
Gjithashtu, Robo, do të jetë edhe ambasador jorezidet i Shqipërisë në Azerbajxhan, në Republikën Islamike të Iranit, Kirgistan, Republikën Islamike të Pakistanit, Gjeorgji, Afganistan dhe në Kazakistan.
Ndërkohë, presidenti Meta ka dekretuar lirimin nga detyra të Genti Gazhelit, i cili deri tani ka mbajtur postin ambasadorit të Shqipërisë në Turqi.