Çfarë duhet të bëni që të mos shqetësoheni nga numrat e panjohur në WhatsApp…

Shpërndaje

WhatsApp ka shtuar një veçori të fundit, shumë më të rëndësishme për sigurinë e përdoruesve. Nëse deri më tani ju kanë shqetësuar thirrjet e panjohura në WhatsApp, tanimë nuk do të jenë një problem.

Sipas një përditësimi të fundit, përdoruesit e WhatsApp tani kanë mundësinë të vendosin në heshtje (silent) telefonuesit e panjohur.

Llogaria zyrtare e WhatsApp në X, në një postim të fundit në faqen zyrtare, ka zbuluar këtë opsion për përdoruesit e aplikacionit.

Hapat që duhet të ndiqni janë të thjeshtë:

Settings > Privacy > Calls > Silence unknown callers

Kaq e thjeshtë!

Shpërndaje