Ne harkun kohor te 3 viteve te fundit ne territorin e bashkise Shkoder inspektoriati i mbrojtjes se territorit ka konstatuar rreth 840 ndertime pa leje. Per rastet ne fjale kryeinspektori Gent Ibro thote se ka kryer procedurat e nevojshme qe kane te bejne me penalizimin, prishjen e objektit apo procedimin penal! Ne rastet kur objektet jane ne proces legalizimi, inspektoriati nuk nderhyn thote Ibro deri ne momentin qe legalizimet japin vendimin perfundimtar.
Bashkepunimi me policine e shtetit dhe zonat e mbrojtura eshte pozitiv thote Ibro. I pyetur per rastet e ndertimeve ne zonat e mbrojtura ku ADZM ne jo pak raste i ka shprehur si problematike, kryeinspektori thote se zyrtarisht ky institucion nuk ka denoncuar asnje rast te ndertimit pa leje ne kete territor.
Inspektoriati i mbrojtjes se territorit apelon drejt qytetareve qe te paraqiten prane sporteleve te bashkise Shkoder per te marre informacione dhe lejet e nevojshme, perpara se te nisin ndertime qe me pas mund te qojne ne prishje te tyre.