Nis bora e pare ne zonat malore te Shkodres. Reshjet e bores kane nisur ne fshatrat malor te Malesise se Madhe dhe Dukagjinit, nga Boga deri ne Qafe Thore dhe ne drejtim te Thethit. Aktualisht rruga Shkoder-Theth eshte e kalueshme por ne ditet ne vazhdim ne rast se reshjet e bores bien me intensitet te larte pjese e Qafe Thores mund te bllokohet dhe do duhet nderhyrja e mjeteve per ta mbajtur rrugen e hapur.
Vitin e kaluar eshte arritur per here te pare qe rruga drejt Thethit te jete e hapur ndersa kete vit gjithashtu mbetet nje sfide qe ai aks rrugor te jete i hapur gjate dimrit per shkak te trashesise se bores ne Qafe Thore dhe reshjeve te shumta. Ne kete dite te para te reshjeve te bores pritet qe fshatrat malor te kene nje numer te shtuar vizitoresh.