Gjyqtari i Gjykatës së Shkodrës Sokol Shehu u konfirmua në detyrë…

Shpërndaje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi brenda të enjtes seancën dëgjimore dhe atë të shpalljes së vendimit për gjyqtarin e Gjykatës së Shkodrës Sokol Shehu. Trupa e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Genta Tafa Bungo, bëri me dije në mëngjes se Shehu, i cili ka filluar punë si gjyqtar në vitin 2014, ishte verifikuar pa probleme në të tri kriteret. Në orën 3 pasdite KPK u mblodh sërish dhe njoftoi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit.

Gjatë relatimit Zhegu theksoi se gjyqtarit nuk i ishin gjetur probleme të pasurisë. KPK kishte hetuar një makinë të blerë nga gjyqtari, apartamentin e blerë nga prindërit në vitin 2014 kur ai sapo kishte filluar detyrën dhe burimet e tjera financiare, pa gjetur probleme.

Zhegu po ashtu tha se nuk ishin gjetur probleme as në verifikimin e figurës së gjyqtarit dhe as sa i përket profesionalizmit.

Shpërndaje