Nga burimet zyrtare bëhet me dije se mbrëm rreth orës 22:35, në Tapizë, shtetasja E.T., 22 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin B.Xh., 56 vjeç. Ky i fundit, si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
22-vjeçarja është arrestuar dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Në datë 07.11.2023, rreth orës 22:35, në Tapizë, shtetasja E. T., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin B. Xh., 56 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 22-vjeçares dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.