Të premten në lagjen 13 në Durrës, qeni i një 44-vjeccari sulmoi një 84-vjeccar. Ky i fundit, Halil Basha, u dërgua në spital. Kishte marë plagë të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë nga sulmi i qenit pitbull. Mësohet se i moshuari ka ndërruar jetë.
Policia e Durrësit ka vënë në pranga pronarin e qenit.