Mësoni çfarë ka rezervuar moti për këtë të premte, 6 mars 2020…

Shpërndaje

Deri në mesditë do të mbetemin nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave, më të dukshme paraqiten në Veri-Veriperëndim të vendit.

Pasditja sjell shtim të vranësirave dhe në pjesën tjetër të territorit ku priten reshje të pakta shiu në rajonin verior dhe pjesërisht në qender.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1°C mëngjesi në zonat malore deri në 21 °C mesdita në zonat e ulta dhe bregdet.

Era do fryjë mestare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Shpërndaje