“Beteja për kushtetutën është beteja e të gjithëve”/ Kampioni i boksit: Sot është dita e shqiponjave, zemra ime rreh për këtë vend…

Shpërndaje

Shkodrani Kristjan Demaj, 11 herë kampion kombëtar ndonëse ka lindur në Gjermani është kthyer në Shqipëri për t’iu bashkuar manifestimit të 2 marsit.

“Edhe pse nuk kam lindur këtu zemra ime është vetëm kuq e zi. Zemra ime rreh për këtë vend të mrekullueshëm që nuk duhet ta lëmë të shpopullohet. Rreh për këtë rini që duhet ta ndërtojë të ardhmen këtu. Sot është dita e shqiponjave, e besëlidhjes kuq e zi. I ftoj të gjithë shqiptarët ti bashkohen besëlidhjes sonë kuq e zi. Beteja për kushtetutën është beteja e të gjithëve, për të ardhmen tonë. Të gjithë së bashku në mbrojtje të kushtetutës, të demokracisë”, tha Demaj.

Shpërndaje