Nën shembullin e Edi Ramës, burrat keqtrajtojnë gratë e vajzat; dhunohen e vriten dhe askush nuk mban përgjegjësi!
Është Kryeministri, ai që ka dhunuar nënën dhe partneret e veta! Është ai që i ka goditur dhe i ka nxjerrë jashtë banesës, si shkak i psikopatisë së tij!
Po ndeshemi përditë me kronika të zeza lajmesh, ku bashkëshortët vrasin e keqtrajtojnë gratë!
Dje, në Rrëshen vritet nëna, në sytë e tre vajzave të saj!
Sot, në Durrës vritet po nga partneri, një tjetër grua!
Në 6 vite, kanë ndërruar jetë dhjetra gra, nga vrasjet brënda familjes!
Jemi në dijeni që asnjë vrasje nuk është e paparalajmëruar. Këto gra janë ankuar në institucionet e shtetit dhe në polici për të kërkuar urdhër mbrojtjeje; ku në të shumtën e rasteve edhe e kanë patur, por nuk ka funksionuar, sepse organet që duhet ta ekzekutojnë inspirohen nga Edi Rama.
Edi Rama nuk i ka prioritet gratë sepse duket nga politikat që ka për to.
Ai nuk mbështeti asnjë grua kryefamiljare nëpërmjet punësimit, apo asistencave të veçanta. Ai i hoqi edhe të ardhurat minimale nga Ndihma Ekonomike.
Me Edi Ramën gratë dhe vajzat janë vetëm fasadë! Ai është dhunuesi i tyre dhe prej të cilit nuk mund të marrin asnjë mbështetje apo mbrojtje!
Prandaj jemi ne, vajzat e gratë që duhet të ngrihemi kundër Edi Ramës, i cili po bën të funksionojë sistemi i pandëshkueshmërisë ndaj burrave, që frymëzohen prej tij, të dhunojnë gratë.
#ramaik