Zhvillohet Analiza Vjetore e Punës së Prefekturës Shkodër…

Shpërndaje

Është zhvilluar ditën e sotme në Institucionin e Prefektit të Qarkut Shkoder Analiza e Vjetore e Punës së këtij institucioni për vitin 2019, me pjesëmarrjen e znj. Alma Mele, Drejtoreshë e Çështjeve Vendore dhe Prefekturave në Ministrinë e Brendshme, Administrata e Prefektit të Qarkut Shkoder .

Gjatë kësaj analize u shqyrtua veprimtaria e institucioneve qendrore në nivel vendor duke evidentuar mangësitë, arritjet dhe sukseset në përmbushjen e detyrimeve për të garantuar zbatimin e programit politik të Këshillit të Ministrave në nivel qarku.

Analiza u përqëndrua në çështjet më të rëndësishme, si:

Marrëdhënia e Prefektit të Qarkut me Institucionet Vetëqeverisjes Vendore si dhe institucionet qedrore në nivel vendore .

Investimet e FSHZH në qarkun Shkoder si :

  1. Rikonstruksioni i rrugës Shkoder-Velipojë segmenti Harku i Bërdicës –Velipoje
  2. Rikonstruksioni i sheshit të Shirokës
  3. Rikonstruksioni i rrugës Ura e Mesit –Kalaja e Drishtit
  4. Rikualifikimi urban në bashkinë Pukë faza e II-të.
  5. Rikonstruksioni i rrugës Qafë Thore- Theth etj.

Gjithashtu gjatë analizës u diskutuat mbi arritjet në :

1.Mbarëvajtjen e sezonit turistik 2019, ( qarku i Shkodres ka patur rritje të turistave gjatë vitit 2019 dhe rritje të të ardhurave nga ky sektor) ;
2.Puna e mirëorganizuar për konstituimin e këshillave bashkiakë dhe këshillit të qarkut Shkoder;
3.Lufta kundër kanabisit në kuader të taskë forcës Anti-Kanabis;
4.Masat e marra per përballimi i emergjencave civile dimërore dhe sezonit veror të zjarreve;

Problematike mbeten çeshtje të tilla që kanë të bejnë me :

  1. Çeshtjet e pronësisë mbi tokën bujqësore
  2. Menaxhimi i mbetjeve urbane për disa bashki në qarkun shkoder
  3. Menaxhimi i territorit dhe hapsirave publike në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik.
  4. Instrustuktura rrugore dhe promovimi i rezurseve turistike të qarkut etj.

Prefekti i qarkut kërkoi fokusimin e punës së institucioneve per vitin 2020 në:

  1. Marrjen e masave për përballimin e situatave emergjente të krijuara gjatë gjithë vitit nga kushtet atmosferike apo nga faktor të tjerë natyrore ;
  2. Goditjen dhe shkatërrimin e kultivimit të kanabisit, duke e nxjerrë përfundimisht qarkun shkoder nga harta e kultivimit;
  3. Përmirësimin e nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve, nëpërmjet ushtrimit të funksioneve brenda kompetencave dhe veprimtarisë;
  4. Goditjen e informalitetit dhe zgjidhjen e qëndrueshme në shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike etj.
Shpërndaje