Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian (BE) janë të gatshme që sonte të heqin “unazat” e tyre të përbashkëta, pasi ora e caktuar e Brexit-it afrohet për Londrën dhe Brukselin.
Për shumë njerëz është një ndarje e zymtë pasi miliona britanikë që me të vërtetë donin të mbeten pjesë e bllokut do të lihen të zemëruar, ndërsa për miliona britanikë të tjerë që mbështesin lagimin është një rast i gëzueshëm pasi janë të gatshëm të festojnë ndarjen.
Por, pavarësisht anës që zgjidhni, një fakt mbetet i qartë, largimi është i sigurt dhe do të ndodh sonte. Kur akrepat e orës në Londër do të arrijnë 23:00 dhe në Bruksel 00:00, partneriteti midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së do të përfundojë.
Rreth tre vite e gjysmë pasi shumica e britanikëve vendosën, siç thonin, të paketojnë çantat, rezultati i referendumit të qershorit të vitit 2016 po bëhet realitet.
Megjithatë, Brexit-i në të vërtetë nuk është një fund i plotë i bashkimit, që të dyja palët të mos shihen apo flasin me njëra-tjetrën përsëri. Britania e Madhe dhe BE-ja do të duhet të ulen në tryezë për të rregulluar financat e pas-Brexit-it, apo në terma më teknik, partneritetin e ri tregtar.
Këto bisedime do të vazhdojnë deri në fund të vitit 2020 dhe forma e marrëveshjes së re tregtare do të shpaloset atëherë.
Çfarë ndryshimesh do të ndodhin sonte?
Teknikisht sonte nuk do të ndryshojë asgjë, përveç se Mbretëria e Bashkuar nuk do të jetë anëtare e BE-së. Tregtia do të vazhdojë si zakonisht deri në fund të periudhës së tranzicionit, respektivisht deri në fund të vitit 2020, në mënyrën e njëjtë sikur Mbretëria e Bashkuar akoma është vend anëtar i bllokut.
Lëvizja e lirë po ashtu do të vazhdojë deri në fund të vitit, pasi mbajtësit e pasaportave të 27 vendeve anëtare të bllokut dhe Mbretërisë së Bashkuar nuk do të kenë nevojë për viza udhëtimesh në BE ose Mbretëri të Bashkuar.
Fillim i ri
Megjithatë, përfaqësuesit britanikë nuk do të jenë më pjesë e Parlamentit Evropian dhe Komunitetit të Energjisë Atomike Evropiane (Euratom), si dhe vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë nuk do të jenë më obliguese për Britaninë.
Mbretëria e Bashkuar do të jetë e lirë të diskutojë marrëveshje të reja tregtare me të gjitha vendet.
Një marrëveshje me SHBA-të ka qenë në axhendë për shumë kohë, por gjithashtu do të vëzhgohet nga afër nga opozita pasi ka ndjeshmëri të madhe ndaj disa artikujve të mundshëm në tryezë, përfshirë shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe disa produkte amerikane që kanë standarde më të ulëta se evropianët.
Qeveria po ashtu zotohet se do të njihet një sistem i ri i bazuar në pikën e imigracionit.
Tre milionë monedha të reja 50p, duke përkujtuar këtë ditë historike të Brexit-it, sot do të kalojnë në qarkullim, ndërsa mesazhi mbi këto monedha do të jetë “Paqe, prosperitet dhe miqësi me të gjitha kombet”.
Në një fjalim drejtuar kombit një orë para ndarjes, kryeministri britanik, Boris Johnson, do të përshkruajë Brexit-in si një “moment të përtëritjes dhe ndryshimit të vërtetë të kombit”.
Momenti do të shënohet nga partitë në rrugë nga aktivistët e fushatës së largimit dhe të shtunën në mëngjes do të fillojë lundrimi i Britanisë drejt një të ardhme të panjohur.