Nuk është filmi problem, janë ermalët…

Shpërndaje

Nga Taulant Kopliku

Nuk eshte filmi problem, jane ermalet

1)
Checco Zalone eshte per mua komiku I momentit ne Itali. Imitimet dhe monologjet ironizuese te tij, jane te nje planeti tjeter. I adhuruar nga te gjithe, aktori puliez, pati nje moment te veshtire ne karrieren e tij, pikerisht pas daljes se “Sole a catinelle”, filmi nga I cili u be zyrtarisht milioner. Po çfare ndodhi?
Zalone (ne film), pas premtimit qe I beri te birit per ta çuar me pushime, nese dilte me te gjitha dhjeta, u detyrua te mbante fjalen dhe ta çonte ne nje vend te humbur ku kishin mbetur disa familjare te moshuar. Ne rajonin e Molise.
Nga sa tregohet ne film, Molise eshte nje zone e humbur dhe siç thote aktori komik: “chi viene a Molise, e uno sfigato”.
Pas daljes se filmit plasen polemikat nga autoritetet dhe banoret e Molise, te cilet me veshtiresi dhe pas shume ndjesave, ia falen Zalones, talljen qe iu beri. Problemi ishte se mijera nga banoret e Molise, nisen te firmosin peticione kunder filmit, edhe pse ende nuk kishin shkuar per ta pare.
Per tu kthyer ne aktualitetin tone.
Ne kendveshtrimin tim, nje komik, perdor gjithmone ironine per te evidentuar problematikat dhe per te perçuar nje mesazh. Normalisht nuk mundem te shkruaj asnje rresht per filmin e Ermal Mamaqit, perderisa nuk kam pare asnje sekond te tij. Mendoj se te njejten gje duhet te benin edhe ata qe po shkruajne pafund pa e pare asnje sekuence te tij.
Une personalisht se kam plan te shoh, jo filmin, por as trailer-in. dhe normalisht se kam ne mend te diskutoj per kete prodhim. Kjo per dy arsye: E para, prezenca e kryeministrit si aktor me çon ne idene e palekundur se filmi eshte ne sherbim te politikes. E dyta, kam humbur kohe me filmin e pare te Mamaqit, dhe nuk dua te ndodhe serish.
Gjithsesi ju qe e analizoni dhe e shani, me mire shikoni filmin per te folur per filmin. Kaq. E thjeshte.

2)
Tashti do flasim per tjeter.
Jul Deda sot ironizon kur ne I quajme aktoret sharlatane. Ironizon kur thote se çdo gje shkon keq per fajin e aktoreve dhe se Shqiperia eshte vend I korruptuar per fajin e tyre. Kete e ben per ti dale krah Mamaqit, mikut te tij “komik”.
Po qe brenda ironise se tij, ka nje te vertete. Fatkeqesisht ne kete vend, do apo nuk do Juli, njerezit e artit, (kryesisht aktoret) jane pa me te voglin dyshim, paterica te pushtetit. Jane sta te cilet thirren me nje mesazh, sa here ky I fundit kerkon te manipuloje shqiptaret.
Kujtoni fushaten e Lalit me fidanet dhe cizmet e lopatat ne duart e aktoreve dhe kengetareve. Te gjithe ne rresht me batuta bajate perkrah monstres se betonit.
Kujtoni debatin per teatrin dhe Arben Derhemin e Robert Ndreniken. Dolen si skuthat perkrah pushtetit.
Kujtoni sa here shfaqen perkrah pushtetit aktoret e varieteve te humorit, duke u zgerdhire si idiote nga batutat idiote te liderëve. Koleget e tyre ne te gjithe boten, do neveriteshin, do shqyenin syte sesi nje artist shkon si lakè pas nje politikani, kur kudo ne bote duhej te ishte ndryshe, politikani te mbante radhe per tu takuar me nje artist. Por jemi ne Shqiperine e Ermal Mamaqit, eksponentit me te spikatur te kesaj strategjie fitimprurese, te venies se artit ne funksion te pushtetit. Ne Shqiperine e Mamaqit, I cili me Edi Ramen po kthehen ne nje binom “dashnoresh artistike” te denje per tu bere personazhe ne filmat e Woody Allen.
Prandaj mos merremi me nje film qe as nuk e kemi pare. Problemi nuk eshte filmi, por Ermali dhe ermalet e tjere. Ata kane shitur shpirtin te djalli ne pushtet, e ndersa ne merremi me nje film, ata do nxjerrin filmin tjeter, e pastaj tjetrin e tjetrin. Gjithmone ne sherbim te pushtetit e ne bashkepunim me pushtetin.

Thjeshte bojkotojini. Kaq mundeni ta beni.

Shpërndaje