Bashkia Tiranë, kontrata të dyshimta në emër të fatkeqësisë natyrore

Shpërndaje

Dhjetori ka qenë një muaj intensiv në bashkinë e Tiranës sa i përket nënshkrimit të tenderave, por pa shpallje të kontratës.

Pikërisht një ditë para natës së ndërrimit të viteve është shpallur fituesi i kontratës me vlerë totale 78.419.880, ku përfitues do të jenë kompania “Kurti Construction” shpk dhe “Bredhi Jes”.

Qëllimi i marrëveshjes do të jetë “Blerje shtëpi levizëse për strehim social në raste emergjence civile”.

I vetmi njoftim i dhënë në këtë rast është ai i publikuar në buletinin e prokurorimeve publike ku nuk saktësohet as sa objekte do të blihen.

Marrëveshja është realizuar me negociim, me argumentin e fatkeqësisë natyrore.

Madje as në faqen e Bashkisë së kryeqytetit nuk janë dhënë shpjegime të mëtejshme.

Kontrata është firmosur në 13 janar, por sërish nuk është publikuar materiali i negociimeve.

Nën argumentin e fatkeqësisë natyrore po ashtu është firmosur marrëveshja me negociim për 17 kontrata me vlerë 59 mln lekë.

Qëllimi është vlerësimi i dëmeve që mund të ketë shkatuar tërmeti i 26 nëntorit në disa shkolla dhe çerdhe në kryeqytet.

Shpërndaje