“Stalini” përçan shkodranët, PD përkujton rënien e bustit në hotel, qytetarët në shesh

Share your love

14 janari i 1990, i njohur si rrëzimi i bustit të Stalinit, është përkujtuar nga dy grupime në Shkodër. Në 30 përvjetorë kjo datë gjithmonë është zhvilluar në të njëjtat ambiente në këtë qytet, ndërsa këtë vit, organizatorët kanë qenë të ndarë. Kështu, në njërën anë ishte partia Demokratike, me ish- deputetët e Qarkut Shkodër, kryebashkiakja Voltana Ademi, ish- presidenti Bujar Nishani, drejtues të PD dhe opozitës.

Pak më tutje, rreth 100 metër, u zhvillua e njëjta cerumeni, ishte një tjetër grupim. Në historinë e vjetër por edhe të re të Shqipërisë, ka patur disa data, siç është 14 janari 1990, që kanë bashkuar, por sot kjo gjë nuk ndodhi.

Nuk është e qartë se kush ishte ideuesi i festimeve të ndara për të njëjtën ngjarje të rëndësishme. Nuk është e qartë as se çfarë i pengoi këto dy grupime të bashkërendonin apo edhe të bashkonin në një agjendë të vetme aktivitetet respektive. Por ajo që duhet thënë, edhe me keqardhje, është se sot ishim dëshmitarë të kultivimit të një fenomeni të kahershëm në mes shqiptarësh: Përçarjen!

Share your love