“Opinion”/ Personazhi i vitit/ Voltana Ademi: Si jam futur në politikë

Shpërndaje

Voltana Ademi është një tjetër personazh i ftuar në emisionin “Opinion” si personazh i vitit. Një ndër arsyet e zgjedhjes së saj ka qenë qëndrimi në këmbë i një gruaje që shpeshherë ishte më i fortë se i burrave pa ato xhonglimet që bëjnë burrat ka lënë shije të mirë pa i hyrë se kush ka të drejtë. Ademi thotë se ato kohë nuk kanë qenë aspak të mira për të.

“Nuk kanë qenë kohë të mira edhe ndoshta vazhdojmë…nuk e di ndonjëherë Zoti të vë në provë jo vetëm mua por të gjithë ata njerëz që e duan atë qytetin tonë.”

Në vijim të intervistës ajo është pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu rreth studimeve që ka kryer dhe përse ka vendosur të jetë pjesë e politikës.

“Unë kam mbaruar inxhinieri informatike, kam studiuar violinë…e kam zgjedhur vetë. Kam konkurruar në disa degë, një ndër degët ka qenë edhe…kam konkurruar ekonomi, mjekësi, inxhinieri informatike dhe pastaj edhe disa të tjera…me frikën e madhe të prindërve pasi ishte brezi i madh me konkurs nëse vajza e një familje të tillë do të kishte mundësi apo jo të shkollohej. Kam studiuar edhe violinë dhe ndonjëherë i bie. Nuk është rastësore mendoje unë pasi angazhimi në politikë ka lidhje shumë me artin dhe me shkencën. Mendoj se të jep një vlerë të shtuar në mënyrën sesi ti e mendon,sesi gjykon sesi sillesh…
Në politikë jam angazhuar shumë herët, në të gjithë zinxhirin. Me gjithë vështirësitë dhe konfliktet edhe brenda partisë jam përpjekur të jem e vërtetë dhe të jem çdo ditë,”-është shprehur Ademi.

A është e vështirë të jesh në politikën shqiptare kur je grua? Cila do të ishte këshilla e Ademit për Eliza Hoxhën, e cila është futur rishtaz në politikë?

“Në Shqipëri është e vështirë të jesh femër dhe në politikë…mendoj që është e vështirë kudo. Në Shqipëri është e vështirë për shkak të konfliktualitetin që ne kemi. Po ta lejosh që të të imponohet me të vërtetë që mund të të ndryshojë, gjithçka është që të jesh vetvetja dhe të vazhdosh njësoj. Gjithsecili ka eksperiencën e tij dhe vjen me një background, por unë një gjë kam mësuar gjatë këtyre viteve kundrejt presionit politik që në Shqipëri është shumë i rëndë. Unë mendoj që të qenurit profesional dhe të bërit të gjërave …duke ndjekur rrugëtimin që është më i drejtë i duhuri dhe është profesional është rruga më e mirë për të gjetur rrugëzgjidhje dhe për t’ia dalë. Të paktën kështu ka qenë për mua dhe kështu vazhdon të jetë përditë. Ndonjëherë kur kam çështje dhe konflikte të vështira dhe në Shkodër ka plot të tilla i them mendjes time ‘bëhu profesional”. Nuk është kollaj por mendoj se është e mundshme,”-thotë Ademi./ Opinion.al

Shpërndaje