“Kur Tan Dulaku, për interes të Lali Erit, mbylli emisionin e Artan Ramës që investigoi mbi vrasjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës, askush nuk foli.
Kur Irfan Hysenbelliu, për interes të Edi Ramës, mbylli emisionin e Ylli Rakipit që nxori skandalin e Unazës së Re dhe emisionin e Adi Krastës për opozitarizmin profesional, askush nuk u ndje.
Kur Samir Mane, për interes të Samir Manes, mbylli gojët e 90% të mediave dhe portaleve online që ushqen me lekë e reklama, lidhur me persekutimin e minatorëve të Bulqizës, s’pipëtiu as miza.
Tani që na doli një projektligj, që s’është veçse cirku i radhës i kryeministrit për të shpërqëndruar vëmendjen nga Vangjush Dako me shokë, na doli në televizor brillantina e Lul Bashës e mbrapa tij një taborë me viktima të fjalës së lirë”.
Nga Redi Muçi