Nga Zija Çela
TEL HEKURI PER GJUHEN E MEDIAS
Pesembedhjete vjet ma pare keshtu e pata filluar nje shkrim:
“Une ndiehem i lidhur me pranga, perderisa gazetaret Aleksander Frangaj dhe
Martin Leka mbahen ne burg. I takon pjeses se shendoshe te shtetit t’ia beje
zap pjeses tjeter te tij, asaj pjese qe ia cmojme punet e mira, por qe here pas
here reflekton shpirtin e gardianit. Dhembja solidare kunder cdo padrejtesie,
kjo eshte fuqia e vertete qe ia hedh trute ne ere shkrimtarit.” (Gazeta Drita,
13 shkurt 1994)
Natyrisht atehere ca ma teper, por edhe sot e kesaj dite media vuan nga
simptoma problematike. E meta kryesore me duket humbja e aftesise per t’u
vetesheruar, duke u veteqeverisur me nomer e saj. E kjo do te thote se i mungon
Kodi i Etikes. Qysh nga mesi i viteve ‘90-te, Piro Misha me pati dhene si
redaktor librin e nje autori te huaj, te respektuar nderkombetarisht. E aty
zinte shume vend Kodi i Etikes. Perse kjo vonese ne formulim e zbatim?!
Sidoqofte, per hir te se vertetes, ligji per mediat erdhi duke u liberalizuar,
aq sa parlamenti i maxhorances se atehershme e hoqi edhe nenin per shpifje.
Tekefundit ishte pa vend ajo vjege, meqe ashtu si cdo qytetar, edhe gazetaret i
nenshtrohen barabar si Kodit Civil, si atij Penal.
Ne keto rrethana, nuk mund te hesht as tani, kur jemi ne vigjiljen e miratimit
te nje ligji kercenues, i cili duke u mbruajtur me elemente te censures,
kufizon ne menyre te frikshme Lirine e Medias dhe fjalen e lire, si nje nga Te
Drejtat e Njeriut. Por si mund te shprehem sot? Une ndiehem ne kundershtim me
Parlamentin tone monist, perderisa synon nje ligj autokratik qe sjell denime te
legalizuara. Sepse ka hekura me kllapa per duart, por ka edhe tel hekuri qe, ne
menyre rrufjane, u lidh gjuhen punetoreve te medias. E perse u dashka te mbeten
pa goje?! Apo qe te mos degjohen klithmat, sa here vihen ne mbrojtje te
interesit publik. E pra eshte e turpshme kjo njolle e ky kthim prapa per
vendin, i cili kryeson OSBE-ne!
Sa per mua, ndoshta s’me mbetet tjeter, vecse dhembja solidare qe ia hedh trute
ne ere shkrimtarit. Me kete rast, ju kujtoj deputeteve se goja e lidhur eshte
shenje e vdekjes. Prandaj mblidheni mendjen, zoterinj te vegjel, mos beni
hajgare. Vendimi suprem i njihet vetem nje Supremi, atij te plotfuqishmit qe e
quajme Zot.