Megaprojekti “Kanali i Stambollit” do të çlirojë dhe mbrojë ngushticën e Bosforit, i cili përshkon metropolin turk, tha të shtunën Murat Kurum, ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne e shohim Kanalin e Stambollit si një projekt shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë me strukturat e tij bregdetare, marinat, portet dhe qendrat logjistike”, tha Kurum në një fjalim të tij në Kuvendin e Turqisë.
Ai theksoi se studimet mbi ndikimin e mundshëm mjedisor të projektit janë afër përfundimit dhe se projekti po bëhet me nivelin më të lartë të ndjeshmërisë mjedisore.
“Brigjet e Bosforit me siguri nuk do të preken nga ndërtimi. Përbërja i tij historike dhe natyrore do të ruhet”, shtoi ministri, duke theksuar rëndësinë e projektit si për Turqinë, ashtu edhe për botën.
Kanali i Stambollit pritet të ofrojë lehtësime për trafikun detar të anijeve midis Detit të Zi dhe Detit Marmara, në veçanti trafikun e cisternave nëpër Bosfor.
Gjashtë aksidente të mëdha kanë shkaktuar vdekjen e 100 njerëzve dhe rrjedhjen e 108.000 tonë nafte në Bosfor që nga vitet 1960, rikujtoi Kurum.
“Me Kanalin e Stambollit, ne do të transferojmë ngarkesat nga Bosfori dhe do t’i mbajmë në gjendje më të mirë për brezat e ardhshëm. Projekti gjithashtu synon të parandalojë incidente potencialisht të rrezikshme mjedisore”, tha ai.
Kanali i Stambollit është një nga projektet kryesore strategjike të Turqisë dhe planet për të eleminuar rrezikun në rritje të paraqitur nga anijet që transportojnë mallra të rrezikshëm pëmes Bosforit.
Kanali 45 kilometra i gjatë do të ndërtohet pjesën perëndimore evropiane të qytetit dhe pritet të rrisë kapacitetin ditor deri në 160 anije.