13 dhjetori i vitit 1990 është dita kur në Shkodër u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha. Sot pas 29 vitesh kjo ngjarje e atyre djemve të rinj guximtar të asaj kohe u përkujtua në një ceremoni zyrtare. Pas vendosjes të kurorave me lule kryetarja e bashkisë Shkodër
Voltana Ademi tha se edhe sot jemi në një regjim të ngjashëm ku po largohen nga Shqipëria ata që u burgosën apo intelektualët duke përmendur rastin e Agron Tufës.
Kreu i PD Shkodër Xhevdet Amuli u shpreh se Partia Demokratike vazhdon të mbetet e vetmja shpresë për shqiptarët.
Busti i diktatorit Enver Hoxha për herë të parë u rrëzua në Shkodër ndërsa ai grup të rinjsh larguan frikën duke kërkuar lirinë që mungoi për 45 vite ndërsa më pas pasuan një sërë ngjarjesh të tjera deri në rrëzimin e plotë të sistemit komunist.