Mbretëria e Bashkuar, fitore e madhe për Boris Johnson, Brexit një hap larg

Shpërndaje

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur kompakte dhe pa hezituar: Partia konservatore e kryeministrit Boris Johnson fituese në zgjedhjet britanike.

Sipas sondazheve të dala, të konfirmuara nga rezultatet e para, konservatorët do kenë në Parlamentin britanik 368 vende, 50 më shumë sesa në zgjedhjet e vitit 2017.

Një projeksion i ‘Sky News’ konfirmon që konservatorët kanë fituar mes 358 dhe 368 vendeve në Westminster.

Laburistët sipas sondazheve do të kenë midis 192 dhe 202 vendeve.

“Faleminderit të gjithëve. Ne jetojmë në demokracinë më të madhe në botë. Kam marrë një mandat shumë të fortë, ne do të përshkruajmë gjithë rrugën e Brexit,” tha Boris Johnson.

Shpërndaje