Është zyrtare: Vllaznia do ta nisë rrugëtimin e saj nga turi i dytë i “Europa Conference League”. Dilemat kanë marrë fund me njoftimin që sapo kemi marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Bashkëngjitur është edhe dokumenti që institucioni i futbollit shqiptar ka marrë sot nga UEFA ku Vllaznia si fitures e Kupës dhe që përfaqëson Shqipërinë e cila është e renditur në vendin e 41-të, do të kalojë në turin e dytë të këtij kompeticioni, ndeshjet e të cilit do të luhen në datat 21 dhe 28 korrik.