Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicionin qeverisës.
Nënshkrimin e marrëveshjes e kanë bërë liderët e dy subjekteve politike, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Ne sot u takuam me Mustafën dhe u dakorduam që të takohemi edhe nesër por për ta zgjedhur qeverinë e re dhe ta jetësojmë ndryshimin e madh. Tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen. Jemi marrë vesh edhe për ndarjen e përgjegjësive përveç për programin. Unë ju falenderoj të gjithëve për durimin dhe përkrahjen gjatë këtij procesi që nuk ka qenë i lehtë”, tha Kurti.
Ndërsa kryetari i LDK, Mustafa tha se: e vleresojmë se është një marrëveshje e mirë në dobi të Kosovës. Ne kemi vlerësuar që synimi jonë që të jenë 15 ministri është që të kursejmë sa më shumë, por i kemi rrit nga 12 në 15 për shkak të strukturave.