ZYRTARE/ Majlinda Angoni kandidate për Bashkinë Shkodër…

Shpërndaje

Zbulohen emrat e caktuar nga Partia Socialiste për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 bashki të vendit.

Mësohet se në Shkodër, kandidate do të jetë Majlinda Angoni, në Durrës Emirjona Sako, në Lushnje do të shpallet të marten emri zartar por me shumë mundësi do të jetë Eriselda Sefa, në Dibër kandidati që do t’i besohet gara është Rrahman Spahiu, në Vorë do të jetë Blerim Shera dhe në Rrogozhinë Edison Memolla.

Partia Socialiste mblodhi pasditen e sotme Kryesinë e selisë rozë.

Kujtojmë që tetë ditë më parë presidenti Ilir Meta dekretoi caktimin e 6 marsit për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Komisioni rregullator në KQZ vendosi që fushata zgjedhore të nis më 17 shkurt dhe të zgjasë më pak se një muaj, për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion për respektimin e afateve ligjore.

Shpërndaje