ZYRTARE: Kosova hap ambasadën e saj në Jeruzalem mes shumë polemikave…

Shpërndaje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës  ka njoftuar se është hapur zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jeruzalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Ëashington në shtator të vitit që shkoi.

MPJD ka njoftuar se gjatë vendosjes së marrëdhënieve diplomatike më 1 shkurt të vitit 2021, ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kishte bërë zbulimin e pllakës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jeruzalem.

“Vendosja e pllakës dhe flamurit shtetëror në Ambasadën e Kosovës në Izrael reflekton përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur zotimin e dhënë për vendosjen e misionit diplomatik në Jeruzalem. Ambasada e Republikës së Kosovës në Jeruzalem do të përkushtohet fuqimisht për të rritur bashkëpunimin bilateral dhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPDJ-së.

Vendimi i Kosovës për të hapur ambasadën e saj në Jeruzalem nuk është mirëpritur nga BE, zyrtarë të lartë të së cilës e kanë kritikuar vendimin, duke qenë se BE-ja nuk i ka ambasadat e saj të në Izrael, të vendosura në Jeruzalem.

Shpërndaje