Marrin fund dilemat se kur do te zhvillohen zgjedhjet ne Federaten Shqiptare te Futbollit. Komiteti Ekzekutiv i saj ka vendosur sot qe Asambleja Zgjedhore te zhvillohet me date 2 mars ne ambjentet e ketij institucioni.
Ne kete menyre tashme ka nje date zyrtare dhe pritet qe shume shpejt te mesohen edhe kandidaturat per postin e Presidentit te ketij institucioni por edhe per Komitetin drejtues te saj.
Zgjedhjet e sivjetme ne fakt po shoqerohen me nje zhurme shume te madhe dhe akuzat kane filluar heret. Tonet ne mes paleve pritet te ngrihen dhe me shume ne kete nje muaj e gjysem qe ka mbetur deri ne zgjedhje.
Deri me tani kandidatura kryesore mbetet ajo e presidentit aktual Armand Duka, nderkohe qe nje kandidature shume e forte do te jete edhe ajo e gazetarit dhe komentatorit Dritan Shakohoxha, nderkohe qe permendet edhe kandidatura e Sulejman Staroves apo dhe e ndonje tjetri.