Armando Vajushi është lojtari më i ri i Petrolul Ploeisti, në Rumani. Firma është hedhur dhe që nga nesër futbollsiti mund të nisë stërvitjen me klubin e ri. Vajushi ka qënë pjesë e Teutës më parë, ekip prej të cilit u largua. Jo vetëm kaq, pasi në Itali ka eksperiencë me skuadra si Avellino dhe Pro Vercelli.
Në Superiore numëron 62 paraqitje ndërsa 53 të tilla shkodrani i ka në Itali. Nuk mund të lihet pa thënë se ky është një hap i rëndësishëm në karrierë dhe duhet shfrytëzuar në maksimum.
Me interes pritet se sa shpejt do ambientohet me Petrolul Ploestin e sa do luajë. Mesfushorin me tipare sulmuese e kemi parë edhe tek Shqipëria U19 dhe Shqipëria U21