Zv/presidenti i Turqisë, Fuat Oktay, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit francez, Emmanuel Macron, duke u quajtur atë “përfaqësues i mentalitetit kolonialist”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke reaguar ndaj presidentit Macron i cili vendosi në objektiv presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, Oktay në rrjetet sociale me hashtagun “JemiPranëErdoğan” (ErdoğanınYanındayız) shkroi se do të vazhdjnë të jenë dora miqësore për të shtypurit në botë.
“Macron, përfaqësuesi i mentalitetit kolonialist, le të vazhdojë me deklaratat e tij që kalojnë kufijtë. Ne, nën udhëheqjen e presidentit tonë Erdoğan, do të vazhdojmë të jemi dora miqësore që zgjatet për të shtypurit në botë, do të vazhdojmë bashkë me popullin tonë të shkruajmë histori”, shkroi Oktay në twitter.