Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tj në Kuvendin Kombëtar ka premtuar se shqiptarët kudo ku janë do të kenë nënshtetësinë shqiptare.
Po ashtu ai tha se shqiptarët në Kosovë në një marrëveshje me qeverinë e Kosovës, do të gëzojnë shtetësinë shqiptarë, njëlloj si qytetarët shqiptarë, këtu apo në Kosovë.
Sali Berisha: Shqiptarët kudo që janë, do të kenë shtetësinë shqiptare. Shqiptarët në Kosovë në një marrëveshje me qeverinë e Kosovës, do të gëzojnë këtë shtetësi apo dy shtetësi, njëlloj si qytetarët shqiptarë, këtu apo në Kosovë. Miqtë e mi, këto 8 vite koha pothuajse ka ndaluar në raport me integrimin evropian dhe kohën e ngadalësojnë vetëm diktaturat. Në pamje të parë ne nuk jemi diktaturë, por de fakto ne jemi.