Viti i ri 2022 duket se i gjen më të varfër qytetarët shkodranë. Një gjë e tillë pranohet nga ana e tyre, të cilët flasin për një krizë dhe rritje çmimesh. Sipas tyre, një varfëri e tillë nuk është parë prej kohësh, ndërsa edhe vetë tregtarët e pranojnë se nuk ka blerje.
Merkata e Rusit në qytetin e Shkodrës është një nga tregjet e rëndësishme për tregtimin e fruta-perimeve, por tregtarët përballen me rënien e fuqisë blerëse.
Produktet që përbëjnë shportën e familjeve shkodrane në prag festash kanë pësuar më shumë rritje.
Kategoria më e prekur janë pensionistët që e kanë të vështirë ta përballojnë këtë krizë, për produkte që i kanë të domosdoshme.
Banorët shprehen të shqetësuar për situatën pasi thonë se nuk po përballojnë asnjë lloj shpenzimi dhe nuk dihet si do kalojnë dimrin.
-“S’ke ça thua! Për Zotin që kur hyri demokracia vetëm të varfër kemi qenë. Janë ca artikuj që janë shtuar shumë.
-Krizë, fukarallëk, papunësi dhe rritje çmimesh.
-Pensionet nuk po dalin, për një copë bukë punojmë të gjithë. Me ngrohje e dru nuk kalojmë dot dimrin me këto pensione. Mishi, peshku, frutat nuk blihen dot.
-Mandarina 75 ka qenë 50 lekë, Zoti e baftë mbarë!
Pjesa e parë e videos: