Zogaj – Shirokën rruge me dy korsi, Benet Beci jep lajmin e shumëpritur…

Shpërndaje

“Zogaj shumë shpejt do të lidhet me Shirokën përmes një rruge me dy korsi. Nuk do të ketë më nevojë të shkohet deri në fund të rrugës për të marrë kthesën.

Ndërhyrjet për ndërtimin e molit dhe rijetësimin e kësaj zone, bashkë me klimën e favorshme dhe bukurinë e saj natyrale, do ta shndërrojnë atë në zgjedhjen e shumë turistëve, e jo veç të atyre shkodranë.

Takimi me banorët në Zogaj, më dha mundësi të flasim nga afër për planet tona. Projekti ynë është një proces në vazhdim e ndryshimet janë të dukshme. Banorët e zonës janë bashkëpunëtorët e përfituesit e parë të zhvillimit në këtë pikë turistike në bregun e liqenit të Shkodrës”, shprehet Beci.

May be an image of 3 njerëz, people standing dhe E brendshme
May be an image of 1 person, sitting dhe E brendshme
May be an image of 1 person dhe ambiente të jashtme
May be an image of 3 njerëz, people sitting dhe E brendshme
May be an image of 4 njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme
Shpërndaje