Zogaj, Fshati i Harruar nga Qeveria – Kliti Hoti: Koha për Zgjidhje të Vërteta…

Shpërndaje

Gjatë një vizite në Zogaj, vetëm pak kilometra larg Shkodrës, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, pa nga afër kontrastin mes bukurisë natyrore dhe braktisjes së fshatit nga politika. Ai vuri në dukje problemet e shumta që përballen banorët, duke theksuar se PD ka një plan të qartë për t’i dhënë fund harresës: infrastrukturë moderne, zgjidhje për tapitë, mbështetje për turizmin dhe peshkimin, si dhe standarde të reja ekonomike me rrogë dhe pension minimal dinjitoz.

Postimi i kandidatit Hoti:

Isha në Zogaj, një fshat vetëm 7 km larg Shkodrës, por që duket sikur është lënë pas dhjetëra vite në kohë. Një vend i mrekullueshëm nga natyra, por i braktisur nga politika.

Fshati është në listën e 100 fshatrave turistikë, por realiteti është tjetër: pa rrugë, pa infrastrukturë, pa tapi dhe pa mbështetje për banorët.

Partia Demokratike angazhohet qe me programin e saj për fsharin të ndryshojë këtë realitet me zgjidhje konkrete: çështjen e tapive, rrugë të shtruara, ndriçim publik, rrogë minimale 500 euro, pension minimal 200 euro dhe mbështetje për turizmin e peshkimin.

Shpërndaje