
Një zjarr ka rënë në një kabinë elektrike pas teatrit “Migjeni” në Shkodër, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe kalimtarët e zonës. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar pallatet aty pranë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë nisur punën për neutralizimin e zjarrit dhe garantimin e sigurisë në zonë./RealitetiPost/