Harta e zjarreve u zgjerua edhe drejt Veriut të vendit. Vatra më e re e zjarrit u hap në malin e Taraboshit në Shkodër, por që fatmirësisht mundën të shuheshin.
Flakët përpinë tokën dhe pemët, ndërsa bimësia e thatë ushqente përhapjen e zjarrit.
Zona u vesh nga tymi i dendur i cili u shpërnda në të gjithë pjesën e prekur.