Një ditë pas mbajtjes së protestës të thirrur nga Aleanca Kombëtare për Teatrin, policia e Tiranës njofton se ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 9 persona për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme.
Procedimi penal ka nisur për kryetarët e PD dhe LSI, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, kreun e PR-së, Fatmir Mediu, sekretarin për Çështjet Zgjedhore në PD Çlirim Gjata, artistët Neritan Liçajn, Robert Budinën, juristen Adriana Kalaja dhe aktivistin Artan Manushaqe.
Procedimi i tyre është bërë për arsye sepse protesta është zhvilluar pa leje duke qenë se deri ne 23 qershor për shkak të pandemise, po ashtu edhe per faktin që Tirana është zonë e kuqe.
“Procedimi ndaj tyre nisi pasi, më datë 18 maj 2020, rreth orës 16:30, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet” njoftoi policia.
Ngarkesën ligjore të kësaj proteste policia ua ka kaluar artistevë si organizatorë.
Është proceduar në gjendje të lirë edhe Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, për shkak sepse ai është përfshirë në incidente ditën e djeshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Protesta e rradhës e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillohet të mërkurën në orën 17:30.