Është zhvilluar ditën e sotme në Institucionin e Prefektit të Qarkut Shkoder Analiza e Vjetore e Punës së këtij institucioni për vitin 2019, me pjesëmarrjen e znj. Alma Mele, Drejtoreshë e Çështjeve Vendore dhe Prefekturave në Ministrinë e Brendshme, Administrata e Prefektit të Qarkut Shkoder .
Gjatë kësaj analize u shqyrtua veprimtaria e institucioneve qendrore në nivel vendor duke evidentuar mangësitë, arritjet dhe sukseset në përmbushjen e detyrimeve për të garantuar zbatimin e programit politik të Këshillit të Ministrave në nivel qarku.
Analiza u përqëndrua në çështjet më të rëndësishme, si:
Marrëdhënia e Prefektit të Qarkut me Institucionet Vetëqeverisjes Vendore si dhe institucionet qedrore në nivel vendore .
Investimet e FSHZH në qarkun Shkoder si :
- Rikonstruksioni i rrugës Shkoder-Velipojë segmenti Harku i Bërdicës –Velipoje
- Rikonstruksioni i sheshit të Shirokës
- Rikonstruksioni i rrugës Ura e Mesit –Kalaja e Drishtit
- Rikualifikimi urban në bashkinë Pukë faza e II-të.
- Rikonstruksioni i rrugës Qafë Thore- Theth etj.
Gjithashtu gjatë analizës u diskutuat mbi arritjet në :
1.Mbarëvajtjen e sezonit turistik 2019, ( qarku i Shkodres ka patur rritje të turistave gjatë vitit 2019 dhe rritje të të ardhurave nga ky sektor) ;
2.Puna e mirëorganizuar për konstituimin e këshillave bashkiakë dhe këshillit të qarkut Shkoder;
3.Lufta kundër kanabisit në kuader të taskë forcës Anti-Kanabis;
4.Masat e marra per përballimi i emergjencave civile dimërore dhe sezonit veror të zjarreve;
Problematike mbeten çeshtje të tilla që kanë të bejnë me :
- Çeshtjet e pronësisë mbi tokën bujqësore
- Menaxhimi i mbetjeve urbane për disa bashki në qarkun shkoder
- Menaxhimi i territorit dhe hapsirave publike në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik.
- Instrustuktura rrugore dhe promovimi i rezurseve turistike të qarkut etj.
Prefekti i qarkut kërkoi fokusimin e punës së institucioneve per vitin 2020 në:
- Marrjen e masave për përballimin e situatave emergjente të krijuara gjatë gjithë vitit nga kushtet atmosferike apo nga faktor të tjerë natyrore ;
- Goditjen dhe shkatërrimin e kultivimit të kanabisit, duke e nxjerrë përfundimisht qarkun shkoder nga harta e kultivimit;
- Përmirësimin e nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve, nëpërmjet ushtrimit të funksioneve brenda kompetencave dhe veprimtarisë;
- Goditjen e informalitetit dhe zgjidhjen e qëndrueshme në shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike etj.