Zhdukja e Ervis Martinaj, gazetari: Ka ardhur një telefonatë me zërin e tij, po hetohet…

Shpërndaje

Gazetari Ferdinand Dervishi zbuloi në studion e emisionit Review në Euronews Albania një zhvillim të ri nga dosja mbi zhdukjen e Ervis Martinaj.

Dervishi tha se së fundmi është përgjuar një telefonatë nga jashtë e një personi me familjarët e Martinaj, ku zëri del shumë i ngjashëm me zërin e tij.

Por, Dervishaj la të hapur dhe mundësinë që kjo telefonatë të jetë organizuar nga kundërshtarët që e kanë zhdukur me qëllim që të shtojnë misterin mbi këtë çështje.

“Këto kohët ka pasur edhe një zhvillim që e ngatërron edhe më shumë historinë.

Është përgjuar një telefonatë nga jashtë në konakt me familjarët e Ervis Martinaj dhe aty është vërejtur se zëri është shumë i ngjashëm me zërin e tij. Janë marrë përgjimet, është bërë një krahësim me sa kanë mundësi pajisjet, nuk janë bindur këtu dhe e kanë çuar jashtë. Por unë nuk e di a ka ardhur përgjigjja. Por të thuash a është ky njeriu që po bisedon me familjarët është një çështje që ka shumë pikëpyetje. Nuk është çudi që ky zëri i ngajshëm të jetë i organizuar nga ata që e kanë zhdukur që të shtojnë misterin”, tha Dervishaj.

Shpërndaje