Një trup i pajetë i gjetur në Malin e Dajtit dyshohet se i përket biznesmenit të denoncuar të zhdukur, Ruzhdi Hoxha. Viktima është qëlluar edhe me armë zjarri para se të hidhej nga shkëmbi. Gjetja e trupit erdhi pasi policia si fillim gjeti xhupin e tij, i cili kishte njolla gjaku. Hoxha ishte shpallur në kërkim prej 13 ditësh nga policia. 43 vjeçari është baba i dy fëmijëve. Mbrëmjen e 24 tetorit, djali i tij ka denoncuar në komisariatin numër 5 largimin e të atit nga banesa. Pas denoncimit, një grup oficerësh kanë zbuluar personat e fundit që kanë takuar dhe kanë parë 43 vjeçarin Hoxha. Njëri prej tyre rezultoi të ishte bashkëmoshatari i tij, Ferdinand Rrushi.
Rrushi, tanimë në paraburgim pretendon, i cili se e la Ruzhdi Hoxhën në banesën e tij në zonën e treshit në Tiranë, dhe se më pas u largua në drejtim të banesës me automjetin e tij. Por në të vërtetë, rezulton se nga këqyrja e kamerave të sigurisë së automjeti sapo u largua nga një degëzim i autostradës në afërsi të një lokali, ka vijuar udhëtimin drejt Dajtit.