ZGJEDHJET/ Si do të listohen kandidatët e partive të vogla, zbardhet marrëveshja e Bashës me aleatët

Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është duke firmosur sot marrëveshjen me aleatët për koalicionin opozitar “Shqipëria Fiton”. Gazetari i ABC Juxhin Mustafarj ka zbardhur detaje nga dokumenti i firmosur sot që do të dorëzohet më pas në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se në këtë dokument nuk do të ketë të përcaktuar numër, sesa mandate apo në çfarë nivel përfaqësimi do të jenë partitë aleate në listat e kandidatëve që do të hartohen në 5 mars.

Ne marrëveshje, PD zotohet se aleatet do të përfaqësohen me emra kandidatësh në listë, në bazë të rezultateve të mëparshme zgjedhore.

Poshtë emrit të koalicionit opozitar do të shkruhen emrat e partive që janë pjesë e koalicionit. Pra, kandidatët në listë do të jenë kandidatë të koalicionit dhe jo të partive përkatëse, njëlloj siç u veprua në zgjedhjet e 2017-ës. sb/abcnews.al/

Shpërndaje