Zgjedhjet në arsimin e lartë, universiteti i Shkodrës ende nuk shpall fituesit…

Share your love

vetmi institucion i arsimit të lartë që ende nuk ka zyrtarizuar rezultatin e zgjedhjeve për rektor dhe dekanë të fakulteteve të zhvilluar në datën 21 qershor.

Pasditen e së hënës ky komision kishte parashikuar mbledhjen për shpalljen e rezultatit, por godinës së rektoratit të universitetit iu drejtuan vetëm dy anëtarë të komisionin institucional të zgjedhjeve, të cilët e gjetën të mbyllur derën.

Mësohet se kryetari i komisionit, Fatjon Nurja, kishte kërkuar shtyrjen e mbledhjes. Ky veprim për kandidatin fitues të këtyre zgjedhjeve, Tonin Gjuraj, është i precedentë dhe përbën vepër penale.

Anëtarët e komisionit të zgjedhjeve në universitetin e Shkodrës, i gjithë stafi pedagogjik dhe studentët që morën pjesë në zgjedhje, ende nuk kanë informacion se kur do të zhvillohet mbledhja që do të shpallë fituesit e këtyre zgjedhjeve.

Share your love