Kryeministri Edi Rama i ka mbyllur derën për kandidatë të gjithë atyre së janë larguar si pasojë e dekriminalizimit. Kreu i qeverisë tha se PS nuk i jep asnjë shans askujt që ka gënjyer.
‘Kemi folur për të vijuar menjëherë organizimin. Do jemi pjesë do të paraqesim kandidatët. Nuk mendoj mendoj se do të kemi deputet për kandidat për kryetar bashkie. Shanset e dyta jepen në marrëdhënie individuale, shanset e dyta mund t’i japim njëri tjetrit nëse jemi miq. Shanset e dyta i jep Zoti, PS nuk i jep shans askujt që e ka gënjyer për një aspekt të jetës së tyre apo veprimtarinë e tyre.’- tha Rama.