Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ vendos: Votimi dhe numërimi elektronik vetëm në Bashkinë e Vorës

Shpërndaje

Projekti pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit do të zbatohet vetëm në bashkinë Vorë. Ky ishte vendimi i marrë ditën e sotme në mbledhjen e KQZ.

Caktimi i bashkisë Vorë ku do të zbatohet projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik të votave. Projekti pilot i votimit dhe numërimit të votave u zbatua për herë të parë në 25 prill në ZAZ numër  40 qarku Tiranë. E njëjta procedura do zbatohet në bashkinë Vorë të qarkut Tiranë për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki me 6 mars”, u tha në mbledhje.

Shpërndaje