Partia Socialiste e Shkodrës gradualisht po vihet në lëvizje për fushatën elektorale të këtij viti teksa në 25 prill do të jenë zgjedhjet parlamentare nga ku socialistët presin një rezultat pozitiv. Në këtë mënyrë disa kohë më parë u vendos si i deleguar politik për qarkun Shkodër nga radhët e PS deputeti dhe ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj i cili u rikthye në Shkodër. Ndërsa Beqaj është i deleguar për gjithë qarkun tashmë është mësuar edhe emri i personit që do të drejtojë si e deleguar Partinë Socialiste për bashkinë Shkodër.
Në këtë mënyrë PS ka vendosur që krahu i djathtë i deputetit Beqaj si e deleguar për PS Shkodër të jetë Megi Ajtyresa. Kjo e fundit është një emër i njohur për qytetin e Shkodrës e aq më tepër për socialistët. Megi Ajtyresa edhe pse në një moshë të re ka tashmë një karrierë relativisht të gjatë politike. Fillimisht si gjithë të rinjtë e tjerë angazhimi i saj ka nisur në radhët e FRESSH Shkodër duke arritur më pas të bëhet një zë i rëndëisëshëm për socialistët.
Ajtyresa u zgjodh edhe në radhët drejtuese të FRESSH për gjithë Shqipërinë ndërsa në 2013-ën ishte kandidate për deputete për PS në qarkun Shkodër. Më pas në zgjedhjet vendore të 2015-ës ishte një prej emrave të përfolur si kandidate e PS për bashkinë Shkodër. Tashmë rikthehet me një angazhim të rëndësishëm politik si e deleguar për PS bashkia Shkodër.
Megi Ajtyresa është një prej personave që i njeh mirë strukturat e PS ndaj kjo është një prej arsyeve të këtij vendimi që e bën atë drejtuesen politike të PS për bashkinë Shkodër bashkë me Ilir Beqaj si drejtues më i lartë në rang qarku.
Afrimi i fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 25 prillit pritet që të sjellë edhe ndryshime të tjera qoftë në radhët e socialistëve por edhe për drejtorat rajonal të PS një pjesë e të cilëve janë ndryshuar në këto 6 muajt e fundit. Emërimet e reja në radhët e PS sa i përket drejtorive por edhe brenda partisë lidhen pikërisht me zgjedhjet vendore të 25 prillit ku socialistët kërkojnë të maksimizojnë votën e tyre përballë PD, LSI, PSD, PR apo edhe Lëvizjes Për Ndryshim dhe forcave të tjera politike.