Zgjedhjet e 14 majit/ KQZ miraton listat e kandidatëve për Këshillat Bashkiakë për katër parti…

Shpërndaje

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar listat shumëemërore të 4 partive politike për kandidatët e tyre në këshillin bashkiak në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.

Miratimi është bërë gjatë një seance publike të mbajtur ditën e sotme.

Në përfundim të shqyrtimit u vendos miratimi i listave shumemërore të:

1. “Partia Balli Kombëtar”, për bashkitë Durrës, Lezhë, Tiranë;

2. Partia “Fryma e Re Demokratike”, për bashkitë Korçë, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Kamëz, Durrës dhe Lezhë;

3. “Partia Agrare Ambjentaliste”, për bashkitë Tiranë, Lezhë, Kamëz, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Shkodër, Vlorë, Lushnjë dhe Korçë;

4. Partia “Nisma Thurje”, për bashkitë Tiranë dhe Korçë.

Shpërndaje