Zgjedhjet e 11 majit/ Rama ndryshime në drejtuesit politik, Shalsi shkon në Kukës, Majko në Tiranë…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në selinë rozë kryesinë e PS dhe drejtuesit politikë të qarqeve.   

Mësohet se ai ka bërë ndryshime te drejtuesit politik në qarkun e Kukësit dhe Tiranë. 

Deri më tani bëhet me dije se Rama ka njoftuar largimin e Majkos nga Kukësi dhe rikthimin e tij në Tiranë. 

Në Kukës, detyrën e drejtuesit politik të PS do të marrë Eduard Shalsi. 

Këto ndryshime brenda radhëve të socialistëve bëhen në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. 

Në mbledhjen e Kryesisë së PS morën pjesë online edhe kryebashkiakët socialistë. 

Shpërndaje